Kroaci – Kosovë, frikë nga tifozët (Foto)

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 12:05 | Nga

Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) po frikësohet se tifozët kroat dhe ata kosovarë mund të bëjnë thirrje kundër Serbisë në sonte stadiumin ‘Maksimir’

Kroacia dhe Kosova do të përballen sonte nga ora 20:45, në Zagreb, në kuadër të eliminatoreve për ‘Botërorin Rusia 2018’

Sipas Index.hr, Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) po frikësohet se tifozët kroat dhe ata kosovarë mund të bëjnë thirrje kundër Serbisë në sonte stadiumin ‘Maksimir’.

Të dy grupet e tifozëve, në dashjen e parë të zhvilluar në Shkodër, kishte brohoritur ‘mbytni serbët’. Kjo u kishte kushtuar të dy federatave me gjoba të majme nga UEFA, përcjell Express.

Kroatët frikësohen se e njëjta gjë mund t’iu ndodh edhe sonte, derisa frikësohet se mund të dënohen shumë rëndë nga UEFA.

Të ngjashme