Është hedhur shorti për fazën e tretë kualifikuese në Ligën e Evropës.
Tashmë pjesë e kësaj Lige janë tri skuadrat shqiptare, Feronikeli, Partizani e Shkëndija.
Kampioni i Kosovës, Feronikeli në rast se kalon skuadrën Slovan Bratislava atëherë do të takohet me humbësin e duelit, Dundalk (IRL) / Qarabağ (AZE).
Shkëndija pritet të punë pësëri me kundërshtarin që e eliminoi nga kjo fazë pasi e pret humbësin e ndeshjes, Celtic (SCO) / Nõmme Kalju (EST).
Ndërsa Partizani i Tiranës nëse kalon kundërshtarin aktual do të luajë me humbësin e ndeshjes, Maribor (SVN) / AIK (SWE).