Për nderë të festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh në varrezat e dëshmoreve, shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi–Mici, Pllaka e përbashkët përkujtimore, busti i Heroit Mensur Zyberaj dhe te Teqja e Madhe në qytetin e Rahovecit.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, nga kuvendarë dhe drejtorë të drejtorive komunale, janë bërë homazhe dhe janë vënë kurora lulesh nëpër varrezat e dëshmorëve dhe pllakat përkujtimore në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.