Festa e Pashkëve ka mbledhur shumë qytetarë të besimit katolik, për t’i bërë lutjen e tyre në këtë ditë të shenjtë për ta. Besimtarët e festë krishtere, kanë vlerësuar lartë ditën e Pashkëve, për të cilën thonë se çdo gjë rilindë në këtë ditë.
Ata urojnë që paqja dhe mbarësia mos të mungojnë ndërmjet njerëzve. Këtë festë, Edona Gojani, e kujton që nga fëmijëria. Ajo thotë se mesazhi për të gjithë popullin është që të ketë sa më shumë harmoni.
“Prej femërisë jam e rritur në bashkësinë katolike, sot kemi ardhur në meshën e shenjtë në ditën e pashkëve. Është një feste që ne e festojmë me vite, është feste e ripërtëritjes shpirtërore ku ne e përkujtojmë ringjalljen e Jezu Krishtit. Si çdo herë si çdo festë mesazhi për te gjithë popullin është që me pas sa më shumë harmoni, me u kthye harmonia në familje, gëzimi se ka dritë në botë edhe me pas krejt popujt paqe ndërmjet vetme ruajt bashkësinë tonë si në fenë tonë gjithashtu dhe me të gjithë popujt e botës”, tha Gojani.
Eduard Gashi ka thënë ka uruar që kjo ditë të gjejë paqe kudo në botë.
“Për mua është festa më e rëndësishme krishtere sepse me lindë çdo njeri po me u ringjall nga vdekja ka ndodhë vetëm njëherë në historinë e njerëzimit dhe mbi atë për mu ka edhe një domethënie tjetër simbolik sepse gjithkush mundë të kaloj një pasion një vuajtje si Jezu Krishti, rrahje, vdekje, kryqëzim por kur je me zotin e ke forcën mbi të gjitha dhe ringjallesh prapë”, tha Gashi.
Vilson Tonrecaj thotë për Ekonomia Online, se festa e Pashkës është ditë e madhe për familjen e tij. “Kjo ditë është e rëndësishme për ne sepse është ringjallja e Krishtit, është një ditë e madhe çdo gjë rilindë. Ne e festojmë si zakonisht në mënyrën e njëjtë”, tha Tonrecaj.
Njëjtë mendon edhe qytetari, Zef Prenaj dhe Nduro Neziraj. “Dita më e madhe në botë është kjo ditë, andaj të gjithë lutemi që paqja të mbizotëroj në botë, edhe Krishti është lutur gjithmonë për paqe dhe dashuri”, u shpreh Prenaj.
“Kjo ditë është e rëndësishme mjaftë jo vetëm për katolikët po për mbarë botën , këtë e ka tregu më së miri edhe Nënë Tereza. Mesazhi imë është paqja, dashuria mes njerëzve”, tha Nduro Neziraj për Ekonomia Online.