Festa për suksesin që nuk u arrit

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Për një sukses historik kishte folur përzgjedhësi Kushtrim Munishi dhe futbollistet e reja, pasi përfaqësuesja U-19 e Kosovës fitoi 5:1 ndaj Estonisë, të hënën në Irlandë të Veriut, në ndeshjen e fundit në kuadër të grupit të nëntë të raundit kualifikues për “Euro 2019”.

Në delegacionin e madh të Kosovës në Irlandë të Veriut kishin menduar se ajo fitore ia siguronte kalimin tutje përfaqësueses. Për këtë arsye edhe ishte festuar nga lojtaret e trajnerët, por megjithatë doli që festa ishte e pavend. Kosova nuk u kualifikua në raundin elitar kualifikues, por u ndal në fazën e parë të kualifikimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtuesit e delegacionit të Kosovës, por edhe anëtarët e shtabit teknik, nuk kishin llogaritur mirë se me çfarë rezultati do të kalonin tutje.

Për këtë kishin menduar që fitorja 5:1 ndaj Estonisë do të ishte e mjaftueshme për të dalë në raundin elitar e që megjithatë nuk ishte e mjaftueshme. Për shkak të goldallimit, Kosova mbeti e treta në grupin e nëntë, pas Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme