Është një problem që e shohim gjatë gjithë kohës, punonjës, sidomos femra, që kërkojnë një rritje rroge, por nuk dinë se si. Në fakt, studimet tregojnë se 44% e punonjësve asnjëherë nuk e përmendin temën e negociatës së pagës.
Akoma edhe më shokuese… vetëm 7% e femrave përpiqen të negociojnë pagën në punën e tyre të parë, në krahasim me 57% të meshkujve. Duket qartë se negociata e pagës është një nga temat më delikate (përsa kohë stepemi prej saj) me të cilën shumica e njerëzve nuk ndihen rehat, apo thjesht nuk dinë si ta bëjnë.
Po ju tregojmë pesë sekretet më të mira për t’ia marrë dorën dhe kësaj aftësie. Vetëm kështu mund të bëni sa para meritoni.
1. Njih vlerën tënde
Mos e nënvlerëso veten! Studio tregun për të mësuar se sa paguhet pozicioni yt i punës në kompani të ndryshme.
Për shembull: “Epo, unë mund të negocioj në varësi të asaj që ju ofroni. Çfarë po mendoni?”. Është mirë që të keni një shifër në kokën tuaj dhe të mos tregoheni të lëkundur.
2. Kërko një shifër të saktë
Hulumtime nga Shkolla e Biznesit në Kolumbi tregojnë se një numër specifik në negociata është më efektiv se një numër i rrumbullakosur. Pse? Të kërkosh 399,652 ALL në vend të 450,000 ALL, për shembull, tregon që ju vërtet keni bërë një studim tregu për të ardhur me këtë shifër. Sa më i informuar të dukeni, më pak negociata do të mund të realizoni.
3. Mos hezito të largohesh
Çfarë mund të bësh më shumë në një vend ku nuk ndihesh i vlerësuar? Po negocion për pagën tënde. Nëse numri i ofruar nuk funksionon për ty, atëherë thjeshtë largohu. Përpara se t’u futeni diskutimeve, kuptoni ku është pika juaj e kënaqësisë dhe pika juaj e dorëheqjes.
4. Përdorni kohën në favorin tuaj
Koha është çdo gjë, sidomos kur flitet për negociata page. Mund të jetë tunduese në momentet kur “deti është i qetë” dhe shefi ka disa ditë që vetëm buzëqesh, poor… Ka gjithmonë një Por. Koha më e mirë do të ishte përcaktimi i buxhetit të ri. Duhet të flisni me personin e burimeve njerëzore disa muaj para se të bëhen ndryshimet. Jo më kot sugjerojmë periudhën e fundvitit. Kush mund të refuzojë në atmosferë festash. Përgatituni, rendisni arritjet dhe punët që keni realizuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tregoni një vizion të besueshëm për të ardhmen që ju si punonjës synoni.
5. Praktikohu
Praktika është e nevojshme në situata të tilla, sidomos kur nuk keni qenë pjesë e ndonjë negociate tjetër më parë. Sipas Harvard Business Review, përgatitja është çelësi për të ndërtuar besimin. Vetbesimi përmirëson performancën tuaj në punë, e cila mund të përkthehet në negociata. Kërkojini një miku t’ju dëgjoj, regjistroni veten, apo praktikohuni përpara një pasqyre për të arritur rezultatin që synoni.
E frikshme! Stresuese! Zhgënjyese! Këto janë epitetet më të zakonshme kur flitet për negociatat. Nëse nuk ngriheni dhe të flisni ju për atë që meritoni, kush prisni ta bëj? Shefi?!