Bordi i RTK-së ka emëruar dy zv/Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorin e Televizionit, Drejtorin e kanalit në gjuhën serbe dhe Drejtorin e Radios.
Zv/Drejtorë të Përgjithshëm u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj. Drejtor i televizionit u emërua Festim Kabashi, drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq dhe drejtor i Radios u emërua Ernest Luma.
Me këto emërime u kompletua menaxhmenti i RTK-së, i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash.