Festimi i lojtarit shkakton përleshje (Video)

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 09:37 | Nga

Sulmuesi i Rosario Centralit, Teo Gutierrez, ka nxitur një përleshje në fushë, që çoi te përjashtimi i tij dhe i një kundërshtari me karton të kuq, gjatë ndeshjes kampionale në Argjentinë ndërmjet skuadrës së tij dhe Boca Juniorsit.

Sulmuesi kolumbian shënoi gol në minutën e 20-të të ndeshjes dhe vrapoi për të festuar para tifozëve të Bocas, duke vizatuar një shirit diagonal imagjinar në fanellë, shkruan Reuters, përcjell Koha Ditore.

Gutierrez luante në të kaluarën për rivalin e përbetuar të Bocas, River Platen, dhe gjesti ishte një referencë e qartë për fanellën e bardhë me shirit të kuq diagonal, që e ka River Plate.
Lojtarët e zemëruar të Bocas e rrethuan Gutierrezin, e shtynë dhe e rrëzuan përtokë.

http://www.dailymotion.com/video/x52uvby_el-provocador-gesto-de-teo-gutierrez-a-la-tribuna-boca-juniors-1-1-rosario-central-20-11-2016_sport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme