Kina do të mbajë festivalin e parë klasik që nga fillimi i pandemisë, me muzikantë nga epiqendra e shpërthimit të koronavirusit si përpjekje për të ndihmuar në procesin e shërimit psikologjik dhe emocional.
Kompozitori nga Wuhani, Zou Ye, ka thënë se koncerti i të shtunës është pjesë e një përpjekjeje për të punuar përmes zhgënjimit dhe pafuqisë në rrugën drejt dashurisë dhe tolerancës si dhe me shpresë, për t’i dhënë kuptim asaj që ai e quan “hakmarrje e jashtëzakonshme e natyrës”, shkruan AP.
Muzikantët nga Orkestra e Filarmonisë e Wuhanit do të prezantojë simfoninë korale “To 2020” dedikuar viktimave të COVID-19, shkruar nga Zou dhe dy partnerë të tjerë.
Zou thotë se festivali tenton të ofrojë një fije shprese për muzikantët që janë përballur me vështirësi ekonomike nga pandemia duke mos mundur të përformojnë.