Fetahu i PDK-së: Procesi i verifikimit të votuesve është i vështirë, por qëllimmirë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Faton Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur se procesi i verifikimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk duhet ta frikësojë askënd.

“Është esenciale që të garantohet proces i brendshëm me integritet të lartë. Procesi i verifikimit të KQZ personalisht mendoj që është verifikimi që në rastin konkret është vështirë i realizueshëm, por që ka qëllim të mirë – të garantojë disa nga parimet themelore të së drejtës zgjedhore”, është shprehur Fetahu, njofton Klan Kosova.

“Vota është e lirë, e barabartë, private dhe kjo është me rëndësi që në fund që të nxirret proces zgjedhor me integritet”.

Fetahu në Rubikon është shprehur se diaspora është duke u manipuluar.

“PDK votat nga diaspora nuk i sheh vetëm për qëllime elektorale. PDK çështjen e votave të diasporës e sheh me më shumë rëndësi. Po tentohet të bëhet manipulim me diasporë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme