Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka vizituar programmerët e rinj të Podujevës, në akademinë “Omicron”, raporton Ekonomia Online.
Fetahu u ka premtuar mbështetje të pakursyer të rinjve gjatë qeverisjes së tij.
“Ne në kuadër të programin të veçantë, kemi programin për inovacion. Ne kemi paraparë të mbështesim të rijnë që kanë ide janë kreativ. Do të përpiqemi të bëjmë një qendër inovative në komunën tonë dhe një zyre të veçantë që do tu jep shërbime të gjitha”.
“Kësisoj do të kursejmë kohën për bizneset, ne do të bëjmë çdo gjë që të ofrojmë. Unë mësoj që me mbështetjen institucione do të keni më shumë zhvillim”.
Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit e kësaj shkolle u tregoi për programin që kanë si PDK në nivel qendrorë dhe komunal, raporton EO.
“Me kryetarin kemi biseduar e ka në agjendë me krijuar lidhjen me ju fut në kontakt me kompanitë e juaja, jo vetëm në programim por edhe në zhvillim”.
Programeri Aid Muliqi tregoi për punën që zhvillojë dhe shpalosi kërkesat që kanë për udhëheqësit.
“Është mirë me zgjeruar, është mirë priogramimin me msuar nëpër shkolla me pas lëndë e jo me mësuar vetëm në kurse. Shumica e nxënësve mësojnë teori në shkolla këtu vinë për praktikë”.