Fetoshi: Duhet përfshirje direkte e ShBA-së në dialogun Kosovë – Serbi

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Arben Fetoshi, ka komentuar takimin që është zhvilluar sot në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Fetoshi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se Bashkimi Evropian nuk po tregohet sa duhet serioze në dialog dhe kjo e konfirmon nevojen e përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

Sipas tij vetëm SHBA është faktor i vetëm i cili do të ushtronte presion mbi palët për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme.

“Jo vetëm që nuk është serioz por edhe nuk ka kapacitete për të imponuar një kornizë kohore e cila do të prodhonte marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet palëve. Pra, kjo sipas meje e konfirmon domosdoshmërinë e përfshirjes direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të ishin faktori i vetëm i cili do të ushtronte trysni mbi palët që Prishtina dhe Beogradi të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes”.

Ai theksoi se Serbia nuk është duke e njohur realitetin e ri e ai realitet është Republika e Kosovës.

Të ngjashme