Fevziu: Nuk e di a do e pres, por Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial

Prishtinë | 22 Mar 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer tri nga ngjarjet që e kanë formuar karakterin që ai sot ka.

Fevziu përmendi luftën e Kosovës dhe Pavarësinë si ndër ngjarjet që ia formuan karakterin.Viti 1990 është një prej momenteve më të rëndësishme në jetën time, lufta e Kosovës si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, po i bashkoj të dyja, si dhe transformimi i Shqipërisë. Unë kam lindur në një vend të izoluar, më i izoluari në glob, më i izoluar sesa Koreja e Veriut. Ky transformim për mua është kënaqësi”, tha Fevziu në Weekend në Klan Kosova.

Tutje, Fevziu tha se Kosova dhe Shqipëria më të bukura bashkë

“Problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përtej presionit ndërkombëtar që nuk lejon, është edhe një truk i vogël lokal. Secili qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, por më shumë në Kosovë iu duket vetja më mirë të parë në fshatin e vet sesa së bashku në qytet”, tha ai.

Ai ndër të tjerash tha se në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova do të jenë një unitet territorial.

Të ngjashme