Komisioni disiplinor i shkallës së parë në kuadër të Federatës së Futbollit ka marrë vendim për incidentet e shkaktuara në ndeshjen e Supërkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës e zhvilluar më 13 gusht.
Indeksonline ka siguruar vendimin e FFK-së ku KF Drita dënohet me të holla prej 10 mijë eurove dhe zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shikuesve.
Ky vendim vjen pas incidenteve të tifozëve dhe hedhjen e fishekzjarrëve në fushë në ndeshjen e Supërkupës së Kosovës në mes të kampionit të Kosovës Dritës dhe KF Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës.
Në këtë ndeshje u bë edhe inaugurimi zyrtar i stadiumit të renovuar “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja dhe organizimi u monitorua dhe inspektua edhe nga zyrtarët e UEFA-s.
Ky është vendimi me dënimin më të lartë në të holla i shqiptuar ndonjëherë nga FFK.