Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2017, ku janë zgjedhur më të mirët.
Klubi më i mirë është shpallur kampioni i Kosovës, Trepça ’89. Mitrovicasit po ashtu e fituan edhe çmimin si klubi më “Fair play”.
Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.
Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3).
Trajneri më i mirë u shpall Zekirija Ramadani, që e fitoi titullin me 89-shin.
Golashënuesi më i mirë Oto John, ndërsa lojtari më i mirë i kampionatit është shpallur Florent Hasani.
Gjyqtari i vitit u shpall Genc Nuza, i cili ka pasur paraqitje fantastike edhe në Evropë.
Futbollisti më i mirë i vitit 2017 është zgjedhur mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha.
Formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.