FIBA ka publikuar renditjen më të re, ku Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë.
Dardanët në muajin shkurt fituan ndaj Islandës me rezultat 80:78 dhe Luksemburgut në udhëtim 80:84, megjithatë, nuk kanë lëvizur në renditjen më të re të publikuar nga shtëpia botërore e basketbollit.
Kundërshtarët e Kosovës në grup, Islanda ndodhet në vendin e 46-të, duke mos lëvizur nga renditja, Sllovakia ka përparuar për dy vende dhe tashmë ndodhet në vendin e 66-të, derisa Luksemburgu renditet në vendin e 77-të, duke u ngritur për nëntë vende, edhe pse humbi nga Sllovakia dhe Kosova.
Sa i përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.
Në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.