Fier/Nuk e la të futej me makinën në zonën e koncertit, polici plagosi me armë të riun

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave, nje i ri ka tentuar të hyjë me makinë në një zonë ku ishte ndaluar qarkullimi për shkak se po mbahej një koncert. Në momentin që efektivi i policisë e ka ndaluar, 26-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.

Sipas policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar një herë në këmbë.

Të ngjashme