FIFA me idenë e “çmendur”: Kupa e Botës çdo dy vjet

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

FIFA ka aprovuar një studim për të shikuar se si mund të bëhet Botërori për çdo dy vite, raporton Eurosport France.

Këtë të premte, FIFA ka dhënë më shumë detaje për këtë ide. Gianni Infantino është paraqitur në një konferencë për shtyp para kongresit të 71-të, kësaj radhe virtual të FIFA-së. Ai ka filluar të flas për mundësinë e ndryshimit të formatit të Botërorit.

“Është një mënyrë për ta promovuar futbollin. Ne duhet të studiojmë çfarë mund ta simulojë futbollin. Ne duhet të jemi të hapur. Ne e dimë çfarë prezanton një Botëror. Ne duhet të shikojmë se si mund të përshtatet kjo me kalendarin ndërkombëtarë, t’i shikojmë ndeshjet dhe mënyrën e kualifikimit. Tifozët dëshirojnë të shohin ndeshje të mira. Prioriteti do të jetë përfitimi në aspektin sportiv dhe jo komercial”, ka thënë Infantino.

Ideja ishte propozuar nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Francezi për momentin e mban pozitën e shefit për “Zhvillim të Futbollit Global në FIFA”.

Puna e tij është të shikojë për zhvillimin e futbollit si të femrave ashtu edhe të meshkujve në aspektin global. Deri me tani, Botërori mbahet çdo katër vjet, ashtu si kampionati evropian. Me një diferencë prej dy vitesh, tifozët kanë shijuar këto gara në këtë hapësirë kohore. Por, kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt nëse FIFA vazhdon me idenë që dukej fillimisht si e pamenduar mirë.

Wenger e kishte bërë këtë propozim vitin e kaluar. Ai kishte theksuar se në asnjë mënyrë kampionatit nuk do t’i humbiste prestigji.

“Gjithmonë ju them njerëzve se imazhi nuk lidhet me kohën që ju prisni por kur ndodh ajo ngjarje. Për shembull ne kemi Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet për çdo vit dhe tifozët kënaqen më të”, kishte thënë ndër të tjera Wenger.

Të ngjashme