Disa muaj më parë dy këngëtaret shqiptare, Fifi dhe Çiljeta Xhilaga, erdhën në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të çështjes së pikëve tek ‘Kënga magjike’.
Pasi Fifi nuk i kishte dhënë pikët që kishte dashur, u tha se Çiljeta nuk i kishte folur më mikeshës së saj, madje e hoqi edhe nga rrjeti social Instagram. Në deklarata të ndryshme Fifi sqaroi se pikët nuk tregonin konsideratën që ajo kishte për Çiljetën dhe i kërkonte falje mikeshës së saj.
Mirëpo duket se së fundmi gjërat janë zgjidhur. Ditën e sotme, Çiljeta ka publikuar në Instastory këngën e re të Fifit, në mbështetje të shoqes së saj të vjetër dhe e ka etiketuar atë në postim, duke na lënë të gjithëve të kuptojmë se mes tyre s’ka më hatërmbetje.