Gjatë kësaj sezone një sërë projekte e bashkëpunime nga artistët shqiptarë janë hedhur në treg.
Por si duket, ata nuk e kanë lënë me kaq, pasi dita ditës po bëhen paralajmërime për lasimet e këngëve të reja.
Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Filloreta Raçi dhe Ermal Fejzullahu, të cilët kanë bashkuar forcat.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Fifi ka bërë të ditur se me nëntë tetor të këtij viti, do publikohet kënga “Përjetësi”.
Në imazhin e ndarë shihen që të dy artistët shqiptar, fotografi kjo e shkrepur nga xhirimet e klipi të ri.
Fansat e dyshes kanë shpërthyer me komente, ndërsa mezi presin lansimin e një dueti të tillë.