Këngëtarja ferizajase që tash e një kohë është shpërngulur në Shqipëri, ka një kërkesë për Ilir Metën.
Ajo kërkon nga ai t’i japë pasaportën shqiptare!
Në një sesion pyetjesh-përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, Fifi së fundmi komunikoi me ndjekësit e saj.
Një nga pyetjet e ndjekësve ishte se ‘a posedon pasaportë shqiptare?’ duke qënë se jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Shqipëri.
Këngëtarja është shprehur se nuk e ka dhe me këtë rast i kërkon presidentit Meta që t’ia japi.
“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me e pas pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Zotëri President Ilir Meta, po ua kërkoj pasaportën publikisht,” – ka thënë ajo.