Këngëtarja e njohur Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Express” të KTV-së.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, duke cituar këtu sukseset e projekteve të saj më të fundit.
E pyetur për paraqitjen e jashtme, këngëtarja pranoi se është angazhuar shumë në humbjen e peshës.
Ndërkohë, ajo citoi gjithashtu edhe se humbja e peshës nuk ka të bëjë detyrimisht me gjendjen shëndetësore të saj, ashtu siç është aluduar në media.
Sido që të jetë, ajo pranoi se në vetëm dy javë ka arritur të humbasë shtatë kilogramë.
“Peshën ma kanë bërë kompleks, pa e pasur kompleks, ma kanë bërë sëmundje, pa e pasur sëmundje, sepse unë nëse do kisha dashur të dobësohem, do isha dobësu, si thua ti? Vetëm do e ndalja ushqimin, dhe është shumë e thjeshtë – dobësohesh ose e mban linjën e trupit. Momentalisht nuk jam duke bërë palestër, por po bëj disa seanca dobësimi dhe do të dobësohem. Kam humbur shtatë kilogramë për dy javë”, ka thënë Fifi.