Këngëtarja kosovare, Fifi ka vazhduar dramën e saj në shtëpinë e Big Brother Albania
Këngëtarja, e cila nuk shkon asnjë ditë pa u përfolur për të bëmat e saj në këtë shtëpi, sot ka folur për një moment besëtytnie, të cilin ajo e ka cilësuar si të sikletshëm.
E brishtë sa i përket anës emocionale, sidomos në raportet e saj me Granitin, vëllain e moderatores Genta Canës sot ka treguar për kohën kur ajo vuante nga depresioni.
Por, çudia më e madhe ishte ajo kur Fifi tha se e ka kaluar depresionin pa përdorur ilaçe, pasi që për këtë kishte shkuar të një hoxhë, i cili i kishte kënduar asaj Kuran dhe shkruar.
Ajo po ashtu tha se kishte filluar që të falte edhe namazin e sabahut.