Figura të respektuara përkrah Daut Haradinajt, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi kandidatë për Asamble

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për asamblenë Komunale në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka prezantuar dy kandidatë për asamble, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi.

“Fuqizimi i ekipit për Kryeqytetin më jep shpresë se suksesi arrihet me njerëz të zotë dhe të dëshmuar ndër vite. Sot jam i nderuar t’i prezantoj dy kandidatë që do të garojnë në ekipin tonë, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi”, ka njoftuar Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Fuqizimi i ekipit për Kryeqytetin më jep shpresë se suksesi arrihet me njerëz të zotë dhe të dëshmuar ndër vite.

Sot jam i nderuar t’i prezantoj dy kandidatë që do të garojnë në ekipin tonë, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi.

Ergyni është me profesion regjisor, kurse Tomori një jetë tërë i ka kushtuar sportit.

Dytë të përkushtuar në avansimin e sportit dhe kulturës në Kryeqytet. Gjatë bashkëbisedimit me ta, jo vetëm që mora mbështetje, por po ashtu pashë vullnet që të kontribuojnë direkt nga Kuvendi dhe Ekzekutivi në të ardhmën.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/3894078613978571/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme