Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencën për medie në lidhje me koncertin e fundvitit të Orkestrës së Filarmonisë, me dirigjent Norman Widjaja dhe solistët nga Kosova, Shqipëria dhe Austria.
Ky koncert do të mbahet të dielën në dy termine në orën 17:00 dhe në orën 20:00 në sallën e kuqe, të Pallatit të Rinisë, raporton Ekonomia Online.
Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës ka treguar se për shkak të interesimit të madh, ky koncert do të mbahet në dy termine dhe se biletat do të jenë falas.
“Ne jemi në përgatitje për koncertin e fundvitit që e njohim si koncert të festimit. Ky është i veçantë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Në ditën e diel ne do i kemi dy performanca që nuk ka ndodh më parë për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të publikut. Ne kemi informacione se 2000 persona dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koncerti dhe pas gjithë këtij interesimi të madh në koncert njëri koncert do të jetë në ora 17:00 dhe 20:00 te pallati i rinisë, te salla e kuqe. Do të shpërndajmë bileta gratis. Biletat do të jetë pa pagesë”, tha Jashari.
Ai ka treguar edhe për pjesëmarrjen e Norman widjajës i cili do të jetë dirigjent i këtij koncerti.
“Shikuesit s’do të vijnë një orë më herët siç ka ndodh më herët, këtu kemi edhe Norman Widjaja i cili vjen për herë të tretë në Kosovë dhe ka ipaktin pozitiv. Widjaja është specialist i kësaj fushe dhe koncertet i dirigjon përmendsh falë përvojës së tij të madhe. Në këtë koncert do të jenë 6 solistë, 4 soprano, 1 tenor dhe 1 bariton. Soprano do të jetë Lorika Ismajli, kosovare që jeton në Austri. Armando Likaj do të jetë baritoni nga Tirana, solistet tjera nga kori Majlinda Paloja, Arta Jashari dhe Kaltrina Miftari. Koncerti do të zgjas 1 orë e 20 minuta”, ka thënë ai.
Noorman Widjaja, dirigjent i këtij koncerti tha se kjo është një eksperiencë e re për të.
“Unë jam shume i lumtur dhe është një eksperiencë e re për mua, unë merrem qe 16 vjet me opera. Kohen time te lirë dua ta kaloj me këngëtar dhe dirigjent te rinj”, tha ai, raporton EO.
Solistja Adelina Paloja u shpreh e lumtur që do të jetë pjesë e këtij koncerti.
“Është kënaqësi për disa arsye e para do të jetë një vit përmbyllës dhe tjetra do e ndaj skenën me disa artist të mrekullueshëm”, tha ajo.
Biletat merren në Filarmoninë e Kosovës nesër dhe pasnesër nga ora 10:00.