Filarmonia mban koncert të dielën, marrin pjesë pesë artistë të huaj

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 14:20 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, ku u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin që do të mbahet të dielën, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se programi do të ketë shtatë vepra nga Baroku e deri te muzika bashkëkohore. Sipas Jasharit, koncerti i nesërm do të paraqet premiere botërore.

“jemi këtu  për të promovuar koncertin e radhës që do të mbahet nesër në Sallën e Kuqe. Përmbajtja programore përfaqëson 7 vepra me një laramani nga Baroku e deri muzika bashkëkohore”.

“Pesë artistë nga Gjermania, Polonia etj. Kemi nderin që interpretimi i kësaj vepre paraqet premier botërore”, tha ai

Aleksandra Gudzio, soliste soprao, nga Polonia e cila vjen për herë të parë në Kosovë, tha se i pëlqen shumë Kosova dhe njerëzit këtu.

“Është hera e parë në Prishtinë në Kosovë e pëlqej shumë. Është kënaqësi të jem këtu dhe të kem koncert të këndoj. Mezi pres për koncertin e nesërm”, tha ajo

David Alogna, violinist, u shpreh se në Kosovë ka takuar shumë njerëz mikpritës, duke shtuar se për të është shumë e rëndësishme të performojë këtu, raporton EO.

Pjesë e koncertit do të jetë edhe Otto Sauter, lider botëror në instrumentin e trumbetës.

“Më pëlqejnë njerëzit këtu në Kosovë. Jam shumë i emocionuar për këtë koncert që do të mbahet nesër”, tha ai.

Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti polak Dariusz Mikulski, i cili është për herë të dytë në Kosovë.

Të ngjashme