Filharmonia, Baleti dhe Opera e Kosovës të premten sjellin premierën ‘Carmina Burana’

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe Operën e Kosovës, sjell veprën Carmina Burana të Carl Orff.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje që të rezervohen biletat për këtë ngjarje të veçantë.

“Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe Operën e Kosovës, sjell veprën Carmina Burana të Carl Orff.

Kantata skenike do të shfaqet më 20 dhe 21 qershor 2025, në ora 20:30, në AMC Hall”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Të ngjashme