Filipine: 10 të vdekur pasi rrëzimit të një avioni mbi një shtëpi

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 14:09 | Nga

Një avion i vogël i pasagjerëve, me pesë njerëz në bord është rrëzuar mbi një shtëpi, vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga Manila, në Filipine, duke vrarë të pesë njerëzit në bord dhe pesë persona të tjerë në tokë, kanë thënë zyrtarët.

Avioni i tipit Piper-23 Apache u nis nga aeroporti në qytetin Plardile, është rrëzuar mbi një shtëpi, kanë njoftuar autoritetet e avioacionit në Filipine.

Edhe dy persona janë lënduar, si pasojë e djegjes së pjesëve të avionit pas rrëzimit.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të këtij avioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme