Fillimi i 2017-s mund të sjellë njohje të reja nga Azia

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 10:38 | Nga

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve janë të shkëlqyera.

Ai ka thënë se ka një angazhim permanent të Australisë për ta mbështetur integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kiçmari ka treguar se është duke u angazhuar intensivisht edhe në zonën e Azisë për procesin e njohjeve dhe, sipas tij, fillimi i vitit 2017 mund të sjellë njohje të reja.

Kiçmari ka vlerësuar se shërbimi diplomatik i Kosovës është në rrugë të mbarë dhe, sipas tij, diplomatët po punojnë për shtrirjen e njohjes së Kosovës, për demonstrimin e shtetësinë si dhe për krijimin e miqësive të reja me vende të ndryshme.

Ai ka thënë se është shumë e nevojshme që prania e Kosovës të shtrihet në Azinë Juglindore, në Afrikën e Veriut dhe në Afrikën e Jugut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme