Bayern Munchen ka qetësuar tifozët e tyre rreth lëndimit të Jerome Boateng që ky i fundit e mori në ndeshjen kundër Francës.
Boateng ka zgjatur muskulin e kofshës së djathtë dhe pritet të pushojë disa javë para se të rikthehet sërish në fushën e gjelbër.
Por Munchen ka qetësuar tifozët e tyre nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter duke thënë se Boateng është lënduar por do të jetë i gatshëm nga ndeshja e parë e sezonit të ardhshëm në Bundesligë.