Fillojnë gërmimet në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës kanë filluar gërmimet për trupa të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Gërmimet kanë filluar nga ora 09:00 në veri të Mitrovicës, tek varrezat e myslimanëve. Ato do të zgjasin gjatë ditës sot”, ka thënë Gërxhaliu.

Javën e kaluar gërmime janë kryer edhe në Arbanë të Prizrenit.

Të ngjashme