Sot kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës së fshatit Deiq të Komunës së Klinës, rrugë kjo e cila do të krijojë lehtësi në lëvizje për më shumë së 50 familje të fshatit Deiq dhe një pjesë të Zajmit.
Në ceremoninë zyrtare të nisjes së punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka thënë se pushteti lokal po realizon projekte të shumta të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, njofton Komuna e Klinës.
“ Kjo rrugë është shumë e rëndësishme për ketë fshat përmes së cilës krijohet një lidhje me rrugën kryesore në drejtim të Klinës dhe magjistrales Prishtinë-Pejë. Në zonat rurale dhe urbane të Komunës së Klinës është duke u punuar në hiq me pak se 40 projekte”, ka thënë Bashota.
Rruga do të jetë në shërbim edhe të nxënësve të këtij fshati për vajtje ardhje në shkollë.