Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë, ka filluar me shërbimet e gjinekologjisë, me prezencën e mjekes vullnetare nga Prizreni, për t’i ardhur në ndihmë grave shtatzëna.
Njoftimin për këtë e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë znj.Besa Kuqi:
“Duke pasur parasysh nevojat për shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë, sot arritëm marrëveshje me Dr.Semra Sheqerxhi, specialiste e gjinekologjisë e cila do të ofroj shërbime gjinekologjike në QKMF- Suharekë vullnetarisht çdo të Enjte prej orēs 15:00 – 19:00, me termine paraprake”.