Njësia e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” në Malishevë, në bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, krahas grumbullimit të mbeturinave në fshatrat e kësaj komune, ka ndërmarrë një aksion për largimin e mbeturinave në ambientet përgjatë rrugëve, si në rrugët magjistrale, ashtu edhe ato nëpër fshatra.
Drejtori komunal i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka thënë se largimi i mbeturinave dhe ambienti i pastër është një prej prioriteteve të Komunës së Malishevës, dhe se janë të përkushtuar në pastrimin e ambientit nga mbeturinat. Ndërsa përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, tha se kjo njësi, krahas grumbullimit të rregullt të mbeturinave, kanë ndërmarrë këtë aksion për pastrimin e ambienteve, të cilat qytetarët i frekuentojnë çdo ditë. Paçarizi, gjithashtu shpreson edhe në vetëdijesimin e qytetarëve, që të mos i hedhin mbeturinat përgjatë rrugëve. Ai ka thënë se aksioni do të vazhdojë deri në pastrimin e ambientit përgjatë të gjitha rrugëve.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, e në mënyrë të veçantë shiferëve, që të mos gjuajnë mbeturina përgjatë rrugëve.