Në qendrën më të madhe të votimit në Podujevë ka nisur bartja e kutive të votimit të cilat do të sillen në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve.
Bartja e tyre po bëhet nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Podujeva do të shkojë në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve.
Atje prin Ekrem Hyseni I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, me 44.30%.
Ai do të jetë në garë me Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosje, I cili ka marrë 16 mijë e 338 vota, apo 44%