Duke filluar nga sot, e martë, 11 shtator 2018, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
11.09 PARKU I QYTETIT, AKTASH, QYTEZA PEJTON, QENDRA E QYTETIT, LAGJJA E MUHAXHERËVE, VELLUSHË (BLLOQET SHTËPIA E PLEQVE), TOPHANE
12.09 DARDANIA, LAKRISHTE, ARBËRIA, SHKABAJ, ULPIANA, ZONA INDUSTRIALE, KAZERMA ADEM JASHARI
13.09 PRISHTINA E RE ( VETERNIK, QËNDRESA, LAGJA NIC ), KODRA E TRIMAVE DHE VNESHTAT
14.09 BREGU I DIELLIT, LAGJJA E SPITALIT, KALABRIA, KOLOVICË DHE KOLOVICË E RE
15.09 TASLIXHE, VELANI, GËRMI, MAT, SOFALI, TAUKBASHQE
16.09 HAJVALI, BARILEVË, PRUGOVC, BERNICË E EPËRME DHE BËRNICË E POSHTME, BESI, BARDHOSH, TENESHDOLL, VRANIDOLL.
Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.