Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kjo fushatë zgjedhore do të zgjas pesë ditë siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve.
Kështu u bë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.
“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, tha Elezi.