Pas njoftimit të Kryeministres Theresa May se do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm, gara për t’i zënë vendin asaj ka filluar.
Kjo garë nuk do ta nxjerrë vetëm një lider të ri partiak, por edhe në kryeministrin e ardhshëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Brenda Partisë Konservatore presin që një udhëheqës i ri të zgjedhet deri në fund të korrikut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund t’i gjeni emrat e katër personave që e kanë konfirmuar kandidaturën e tyre: