Profesoresha amerikane, Christine Blasey Ford, e cila ka akuzuar gjyqtarin e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Brett Kavanaugh, për ngacmim seksual, tani po dëshmon kundër tij para Komitetit të Gjykatës së Senatit.
Ndërsa dy gratë e tjera, Julie Swetnick dhe Debbie Ramirez, të cilat po ashtu e akuzojnë Kavanaugh për sjellje të pahijshme seksuale, nuk janë të thirrura që të dëshmojnë në seancën amerikane, njofton Klan Kosova.
Një komitet i republikanëve, të cilët janë të gjithë meshkuj, kanë punësuar një prokurore femër për të bërë pyetjet e tyre në mënyrë që seanca të jetë më e lehtë për profesoreshën Ford.