Kavanaugh akuzohet sërish për ngacmim seksual

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 09:17 | Nga

Edhe një grua e dytë ka dalë me akuza për sjellje të keqe seksuale kundër kandidatit të Gjykatës Supreme të ShBA, Brett Kavanaugh.

Vetëm disa orë pasi, Christine Blasey Ford, kishte pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Supreme, një tjetër grua ka nisur akuza shtesë kundër gjykatësit.

Më 23 shtator, avokatët e Ford kanë thënë se ajo është pajtuar të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit më 27 shtator.

Ford, 51 vjeçare, ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur ajo ka qenë 15 vjeçare dhe gjykatësi 17 vjeçar.

Kavanaugh në anën tjetër i kundërshton të gjitha akuzat.

Këto akuza kanë kthyer në situatë tensionuese procesin e emërimit të Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme, pasi Komiteti Gjykësor i Senatit ka shtyrë votimin për nominimin e tij, pas akuzave të Fordit një javë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme