Fillon gjyqi për abuzimin seksual të fëmijëve në Gjermani

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Një kuzhinier ka dalë në gjyq të Këlnit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualish vajzën e tij. Ky rast është pjesë e hetimit më të madh të pedofilisë në Gjermani.

Policia ka thënë se qindra njerëz në rrjete të pedofilisë kanë parë fotografitë që 43-vjeçari Jörg L, i ka postuar në shërbimin zviceran të sigurisë së mesazheve “Threema”.

Një bastisje e shtëpisë së tij tetorin e kaluar në Këln, bëri që policia të hetonte edhe dhjetëra njerëz të tjerë që dyshohen për pedofili.

Gruaja e tij do të dëshmojë kundër tij.

87 të dyshuar për pedofili janë identifikuar në Gjermani si rezultat i këtij rasti dhe 50 fëmijë të moshave nga tre deri në 15-vjeç janë larguar nga prindër abuzivë.

Tre hetues të cilët kanë parë pamjet nga rastet kanë marrë trauma për çka kanë marë edhe leje për trajtim, shkruan BBC.

Zëdhënësja në Gjykatë, Michaela Brunssen, ka thënë se Jörg L “dyshohet se ka kryer dhunë seksuale, nganjëherë dhunë të rëndë ndaj vajzës së tij në 61 raste”.

Për arsye ligjore, emri i plotë i Jörg L nuk është dhënë dhe në mënyrë që të mbrohet vajza e tij e vogël dëshmia e tij dhe e gruas do të jepen me dyer të mbyllura. Gjyqi pritet të zgjasë 11 ditë, ndërsa Jörg L mund të burgoset me 15 vjet burg.

Besohet se rreth 30,000 njerëz janë të lidhur në grupe interneti të pedofilisë dhe janë nën hetim. Disa biseda që janë zhvilluar në internet nga këto grupe kishin deri në 1800 pjesëmarrës përnjëherë.

Aktakuza thotë se Jörg L është takuar me një partner nga interneti disa herë dhe se ata kanë abuzuar seksualisht fëmiun e njëri-tjetrit.

Në maj, ky person i cili ishte ushtar, është dënuar me 10 vjet burg për abuzim suksual, transmeton KOHA. 

Në qershor, 11 persona janë arrestuar për abuzim seksual të fëmijëve pasi fotografi dhe video ishin gjetur në një bodrum në Munster. Atë kohë, hetuesit thanë se ishin identifikuar tri viktima të moshave 5, 10 dhe 12 vjeç.

Në një skandal tjetër, u zbulua se disa burra kishin abuzuar me qindra herë fëmijë në një kamp në Lugde mes viteve 1998-2018. Shumë nga viktimat ishin të moshave 3 deri në 14 vjeç.

Të ngjashme