Fillon java për siguri globale rrugore, bëhet thirrje për kujdes në trafik

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe Kosova është bërë pjesë e aktiviteteve në kuadër të javës së pestë për siguri globale rrugore të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga data 6 deri më 12 maj, ku fokusi do të jetë veprimi në ngadalësimin e shpejtësisë, si shkaktarë kryesorë i aksidenteve në rrugë, raporton Ekonomia Online.

Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli tha se pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, që nga viti 2007 organizon aktivitete në kuadër të kësaj jave.

“Java e 5-të e cila mbahet këtë javë prej datës 6 deri më datën 12 i kushtohen ka  për qëllim moton e “Ngritjes të zërit sa i përket shpëtimit të jetëve të njerëzve”. Këtë javë përqendrimi i aktiviteteve është në ngritjen e zërit të të gjithë pjesëmarrësve në rrugë apo kategorive të cilat janë të rrezikuara në rrugë, pastaj edhe kërkesës drejtuar institucioneve për të marrë masa konkrete me qëllim që të rritet siguria e lëvizjes të të gjithë pjesëmarrësit. Sot përveç hajes zyrtare kemi në plan edhe lansimin e 6-të broshurave sa i përket sigurisë në rrugë të cilat janë hartuar në bazë të faktorëve kryesor dhe kontribuuesve që shkaktojnë në rrugët e Kosovës. Dita e nesërme është e paraparë për lansimin e pyetësorit online i cili do të jetë i qasshëm për qytetarët në mënyrë që ata të përgjigjën sa i përket mendimeve të tyre për sjelljen dhe sigurinë në rrugë”, tha ai.

“…Kosova renditet në shtetet e përkushtuara sa i përket shteteve të regjionit, fqinjët tanë në zhvillimin e aktiviteteve në sigurinë rrugore dhe të cilat vlerësohen jashtëzakonisht shumë nga organizatorët dhe hartuesit e këtij projekti, ky aktivitet përkrahet nga Policia e Kosovës, sikur të gjitha aktivitetet e deritashme dhe nga Ministria e Infrastrukturës është zotuar në printimin e  këtyre broshurave të cilat përmes policisë do të shpërndahen në pika kufitare qytetarëve anë e mbanë Republikës”.

Jeton Rexhepi, drejtor për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme dhe do mbështes çdo aktivitet.

“Policia e Kosovës përkrahë çdo aktivitet që organizohet nga OJQ-të që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore dhe aktiviteti i radhës. Policia e Kosovës do e mbështes, që nga sot dhe në ditën ne vijim do të jetë në vendet të cilat janë parapa këto aktivitete, qoftë në shesh dhe pjesë tjera ku kërkohet. Ne jemi në fazën e lansimit të projektit tjetër sa i përket të dhënave të cilat kanë rezultuar me këmbësorët dhe shumë shpejtë do të jenë në teren, policët tanë, shpërndarja e broshurave për informacionet të cilat do t’i marrin që të jenë më të sigurt në rrugë”, ka thënë ai, raporton EO.

E, nga ministria e Infrastrukturës thonë se do të jetë mbështetëse të këtyre aktiviteteve dhe për këtë ekziston një bashkëpunim shumë i mirë.

“Ju përgëzoj për një iniciativë kaq të mirë, dhe gjithmonë do të jenë   të  mbështetura nga Ministria e Infrastrukturës, mendoj që edhe vet motoja e kësaj do të jetë  “SAVE THE LIFES , SPEAK – UP ”  po e shoh që në aktivitete të fundit kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë ndërmjet institucioneve në përgjithësi, qoftë policia, qoftë OJQ-të”.

Të ngjashme