Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me seancën e ardhshme plenare, raporton Ekonomia Online.
Në seancën e sotme pritet të caktohet dita se kur do të mbahet seanca e re plenare.
Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale.
III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
VI. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.
VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Rendi i ditës së vazhdimit të seancës plenare:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.