Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e 117-të, në të cilën parashihet të shqyrtohen 13-të pika të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Haradinaj ka emëruar Lulzim Rafunën, ministrin e ri të Financave.
Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish ministri Bedri Hamza.
Kurse Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.