Ka filluar se implementuari projekti për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit veror në Komoran, projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.
Gjatë realizimit të këtij projekti, për së afërmi ka qëndruar drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi e cila ka thënë se tani edhe Komorani, si zonë urbane do të këtë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit veror.
Ne kuadër të këtij projekti, do të behët larja e rrugëve dhe pastrimi i tyre, ndërsa punimet do t’i kryej ndërmarrja “Pastrimi”.
Banorët e Komoranit e kanë mirëpritur këtë projekt i cili do të ndikoj ne mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e tyre ne sezonin veror.
Ndryshe, Komuna e Drenasit këtë projekt e implementon për sa vite në qendër të Drenasit dhe tani ka shtirë edhe në Komoran, ndërsa projekti për menaxhimin e mbeturinave është i shtrirë ne të gjitha vendbanimet.