Ka filluar ndeshja eliminatore midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë, për t’u kualifikuar në Euro 2020.
Në këtë përballje që po zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” në Plzenit, Dardanët kërkojnë detyrimisht fitore pasi që një barazim nuk është i mjaftueshëm për ta.
Kujtojmë se Vedat Muriqi i cili njihet si një ndër sulmuesit më të mirë kosovarë do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi që ka në këmbë.
Mirëpo atë do ta zëvendësojë futbollisti Atdhe Nuhiu.
Më poshtë mund ta gjeni formacionin e të dy skuadrave që luajnë për t’u kualifikuar në Euro 2020.