Fillon ngritja e çmimeve të derivateve, tri ditë pasi shteti ndaloi çmimet tavan

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i derivateve në tregun e Kosovës është rritur ditëve të fundit.

Në fakt çmimi i naftës dhe benzinës u rrit vetëm tre ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.

Nga 1.72 që sillej ditëve të fundit, çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 për litër. Rritja është vërejtur edhe tek çmimi i benzinës.

Nga 1.45, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër.

Situata të ngjashme të rritjes së çmimeve të derivateve pas heqjes së kontrollit tavan janë vërejtur edhe në të kaluarën.

Të ngjashme