Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, për të 13 herë me radhë, do të lansojnë një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme për vitin akademik 2023-2024, thuhet në njoftim lëshuar nga Zyra e BE-së.
“Që nga viti 2004, nga ky program kanë përfituar 364 studentë dhe nëpunës civil. Programi punon për të përmirësuar cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e nëpunësve civil aktual dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Ky program zyrtarisht do të lansohet të hënën me 24 tetor, ndërsa të pranishëm do të jenë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.