Fillon projekti “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”, Abdixhiku: Rama po lë shenjë historike

Prishtinë | 06 Nën 2024 | 10:38 | Nga Gzim Mujaj

Kanë nisur sot punimet për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”.

Në ceremoninë e fillimit të këtij projekti ka marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku si dhe kryetari i komunës Përparim Rama, raporton Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk do të ndalet së vazhduari me punë deri sa Prishtina të jetë një kryeqytet modern.

“Do të jetë një park i ri që do të ndërlidh pjesën e Arbërisë ku jetojnë mbi 30 mijë banorë me pjesën e qendrës. Premtimet që i kemi bërë po i transferojmë në realitet. Benifitet janë shumë demensionale, tash e kemi edhe këtë investim me 6.5 milion euro i cili është i menaxhuar dhe financuar komplet vetëm prej buxhetit të kryeqytetit. Po vazhdojmë punët e pandalshme pavarësisht me pengesa nga qeveria qendrore, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me pune deri sa të kemi një kryeqytet modern”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku u shpreh i lumtur për projektet kapitale që sipas tij po ndodhin në Prishtinë, fal kryetarit Rama, që sic u shpreh Abdixhiku po e lënë një shenjë historike.

“Jam shumë i lumtur që projekte kapitale po ndodhin në Prishtinë, Përparimi po e lënë një shenjë historike. Këto pengesa që i gjeni tani në realizmin e këtij projekti nuk do t’i keni me datë 9 shkurt me qeverisjen e re të Kosovës. Përparim bëhuni gati edhe për tri projekt të mëdha, bëhuni gati për unazë e kryeqytet, investim nga qeveria qendrore, bëhuni gati për stadiumin e ri kombëtar në Bernic të Prishtinës, bëhuni gati për spitalin e ri kombëtar që do të vendose në Prishtinë. Do të keni mbështetjen e qeverisë së ardhshëm timen si kryeministër”, ka thënë Abdixhiku./EO/

Të ngjashme