Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Manastir ka filluar protesta e opozitës pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni–Greqi për emrin e ri të Maqedonisë.
Me qindra protestues janë duke protestuar me këngë popullore, flamuj maqedonas e pankarta ku cilësojnë si tradhtarë Zaevin dhe Dimitrovin, madje në disa të tilla u vërejtën e dhe thirrje për vdekjen e tyre.
Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe deputetë të tjerë të opozitës maqedonase.